Njerëzit në Azi kanë pritur këtë të shtunë Vitin e Ri Hënor me festa familjare, festivale dhe vizita nëpër tempuj, në kërkim të bekimeve. Viti i Ri Hënor është festa më e rëndësishme në Kinë e në të njëjtën kohë edhe momenti për ribashkimin e familjarëve dhe miqve, si dhe përgatitje të ushqimeve. Çdo vit, viti i ri, merr emrin e një prej 12 shenjave të horoskopit kinez, dhe ky i tanishmi është Viti i Dragoit, shenja më e pëlqyer në komunitetet kineze.