Gjykata e Posaçme i ka dhënë kohë avokates kryesisht, Valentina Teodoresku që të konsultohet në burg me klientin e saj, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për të organizuar mbrojtjen në këtë proces. Kjo ishte arsyeja se përse seanca praprake u shy këtë të hënë për në datën 2 shkurt. Pas seancës, pati një komunikim për mediat nga avokati Artan Gjermeni. Seancat paraprake ndaj kryebashkiakut Veliaj janë shtyrë në disa raste për shkak të kërkesës së mbrojtjes për t’u njohur me aktet e SPAK.