Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në Malajzi pasi një aeroplan i vogël u përplas me një motoçikletë dhe një makinë në një autostradë. Policia vendase bëri me dije se avioni ishte duke u përpjekur të ulej në një aeroport në periferi të kryeqytetit Kuala Lampur, por ra mbi autostradë, duke u përplasur me një veturë dhe një motoçikletë që po kalonin.