Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, vendosi që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme pas rrëzimit të avionëve të mallrave, ku humbën jetën të paktën nëntë persona. Avioni u rrëzua pak minuta pas nisjes nga aeroporti, ku fillimisht u përfshi nga flaët dhe më pas u rrëzua duke shkatërruar dy biznese që gjendeshin afër aeroportit. Guvernatori u tha gazetarëve se pret që numri i viktimave të rritet, pas aksidentit që ndodhi të martën. Avioni u rrëzua pranë një zone industriale, duke goditur një kompani të naftës. Beshear tha se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të ndihmojë në përgjigjen e shtetit për aksidentin, duke lejuar që në vendngjarje të dërgohen “më shpejt burime”.