Këto janë pamjet e zonës ku një avion ushtarak afgan u rrëzua, në provincën jugore të Uzbekistanit Surkhondaryo. Një korrespondent i AFP që vizitoi zonën, rreth 180 km larg nga qyteti Termez, pa me dhjetëra ushtarë vendas që ndihmonin në pastrimin e mbetjeve nga dy avionët. Policia nuk lejoi gazetarët të filmonin vendin e ngjarjes ku gjithcka përreth dukej e shkrumbuar.