Avionë zbulues amerikanë dhe britanikë fluturuan nga Anglia drejt Rusisë, duke iu afruar vendit nga dy anë, në të njëjtën ditë, sipas të dhënave të fluturimit. Një avion RC-135Ë Boeing, i Forcave Ajrore Mbretërore, fluturoi të hënën nga baza e tij në Mbretërinë e Bashkuar dhe bëri një rrotullim pranë brigjeve të qytetit rus të Murmanskut, përpara se të kthehej mbrapsht.