Gjatë një sulmi të përqendruar me raketa mbi ukrainë, më 2 janar, forcat ruse përdorën pothuajse cdo lloj arme me rreze të gjatë veprimi që kishin në dispozicion, përfshirë raketat balistike Kinzhal. Kur pluhuri u shpërnda, rezultoi që nuk ishin sulmuar vetëm qytetet ukrainase...kishte raporte për dëme edhe në fshatin rus Petropavlovka, në rajonin e Voronezhit.