Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky deklaroi në një konferencë për shtyp se gjatë vizitës në Moldavi ka marrë pjesë në një takim me dyer të mbyllura me përfaqësues të disa shteteve partnere. Ai u shpreh se ka marrë prej tyre garancinë për dërgimin e avionëve luftarakë F-16, madje disa prej vendeve kanë konfirmuar edhe numrin e mjeteve luftarake që do të vënë në dispozicion të Forcave të Armatosura të Ukrainës.