Administrata e presidentit amerikan Joe Biden informoi zyrtarisht Kongresin se synon të çojë përpara planin pr t’i shituar Greqisë 20 avionë luftarakë F-35 për shifrën e 8.6 miliardë dollarëve. Në të njëjtën kohë, ajo njoftoi shitjen prej 23 miliardë dollarësh të avionëve luftarakë F-16 në Turqi, një marrëveshje që Uashingtoni e çoi përpara, ndërkohë që përpiqet të vendosë një ekuilibër midis dy anëtarëve të NATO-s me një histori marrëdhëniesh të tensionuara.