Qyteti I Melbourne në Australi është tronditur nga një krim makaber ku dy fëmijë të moshës 12 dhe 15 vjeç u vranë me thikë nga persona të maskuar dhe të armatosur. Vrasësit dyshohet se janë nga I njëjti grup ndërsa ngjarjet sipas policisë së shtetit të Viktorias ndodhën në dy zona të afërta me njëra-tjtrën. Fillimisht ishte 12-vjeçari ai që u gjet I plagosur rëndë, por edhe pse ambulanca shkoi në vendin e ngjarjes dhe I dha ndihmën e parë ai nuk mundi dot të mbijetojë.