Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Armela Krasniqi ka sjellë në komisionin e medias një video më përmbajtje të rëndë, ku dëgjohej audio e një rasti përdhunimi. Sipas Krasniqit, video është publikuar në rrjetin social Tik Tok. Krasniqi ka deklaruar se ankesa për videon është bërë nga vajza e cila ka rënë pre e personave dashakeqës që kanë publikuar videon e saj.