Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për konfiskimin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme në emër të Redjan Rrajës dhe personave që kanë lidhje me të. Bëhet fjalë për 9 pasuri të konfiskuara si truall, automjete, orë Rolex dhe shuma parash. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se është revokuar sekuestrimi i mjetit Bentley, tipi Continental, i blerë nga Redjan Rraja. Redjan Rraja, Odesa Rraja dhe Marsela Çiça kishin ankimuar në 10 korrik vendimin e GJKKO për konfiskimin e pasurive, ku mes tyre edhe nje Audi A8, I blerë sipas kontratës me vlerën prej 20 000 Euro, dhe një automjet Audi me targa italiane.