Një kg heroinë është zbuluar në kamionin I cili qëndronte nën sekuestro prej 1 viti në portin e Durrësit. Policia ka zhvilluar një kontroll të imtësishëm në mjetin në fjalë, pas informacioneve se aty mund të kishte sërish drogë. Pakua me një kg heroinë u gjet e fshehur në shasinë e kamionit. Po I njëjti mjet u ndalua më 26 qershor 2021 nga policia, ku u zbuluan 17 kg heroinë e u arrestua drejtuesi I saj Sulo Paja.