Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump iu përgjigj kritikave për mungesën e Ukrainës dhe të Bashkimit Europian në tryezën e bisedimeve që SHBA nisi me Rusinë në Arabinë Saudite. Trump përsëriti bindjen se ka pushtetin për ta përfunduar luftën dhe fajësoi Ukrainën për refuzimin e bisedimeve me Vladimir Putin.