Gjon Mena, u tentua të vritej me 100 gramë eksploziv, të cilin ia vendosën poshtë makinës. Për këtë atentat sipas hetimeve të deritanishme të Policisë bëhet e ditur, se nga përgjimet ka dalë se ishte deklaruar një shumë prej 40 mijë euro, por dy vëllezërit e përzgjedhur si autorë kishin marrë paradhënie vetëm 10. Sasia tjetër do të jepej në fund, pasi të mbaronte puna. Lënda plasëse nuk ishte e lidhur me mjetin luksoz “BMË X5”, por ishte vendosur direkt në tokë, poshtë parakolpit të mjetit, nga dy autorët e dyshuar dhe tashmë të arrestuar për këtë atentat, që për fat të mirë nuk shënoi viktimë.