Top News – Atentati në Velipojë/ 2 të rinj në pranga, një në kërkim
24/07/2020 16:06

Policia e Shkodrës zbardh ngjarjen e ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së të enjtes në Velipojë. Policia ka njoftuar se dy të rinj janë vënë në pranga se tentuan të vrisni me armë zjarri dy persona të tjerë. Gjithashtu është shpallur në kërkim njëri prej përsonave që u qëllua me armë, pasi iu kundërpërgjigj me armë autorëve. Sipas policisë në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i 28 vjeçarit Fajton Prela banues në Shkodër dhe 30 vjeçarit Albert Firkuccja banues ne fshatin Reç, Velipojë. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se dy të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një lokali në Velipojë, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së të enjtes kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit Indrit Heta 31 vjeç dhe një 36 vjeçari me iniciale G.M, të dy banues në Shkodër. Dy autorët e sulmit me armë pas ngjarjes, janë larguar në pyll, por janë kapur nga forcat e Policisë. Gjatë kontrollit u janë gjetur edhe disa doza me lëndë narkotike cannabis, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin Gjatë konfliktit, Indrit Heta, një nga personat e sulmuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke dëmtuar mjetin me të cilin po largoheshin të dy autorët, për këtë arsye ai është shpallur në kërkim. Personi tjetër që ndodhej me të është plagosur lehtë nga të shtënat e dy autorëve dhe pas marrjes së ndihmës së parë është larguar në banesë

Top News – Vrau 4 persona, zbardhet e shkuara kriminale e shqiptarit në Greqi, detajet që e fundosën
11/11 13:51
Top News – Eurodeputeti kërkon qeveri teknike në Shqipëri/ Balla: Deklarata si ato të Albana Vokshit
11/11 13:37
Top Channel/ “Votimin dhe numërimin elektronikë në 450 qendra” Celibashi: Është e pamundur
11/11 13:30
Top Channel/ “Makinë, punonjës në zyrat rajonale dhe inspektorë në terren” Shabani në komision
11/11 13:13
Top Channel/ “Ulje të çmimit të karburantit, kufizim të licencave”taksistët protestë në Tiranë
11/11 13:03
Top Channel/ Fotot e rralla të luftës në Korçë, Ekspozohen fotografitë e oficerit francez Silhol
11/11 12:58
Top Channel/ Degradimi i pajisjeve mjekësore, Inside Story zbulon avaritë në spitale dhe…
11/11 12:57
Top Channel/ BE kërkon më shumë para nga Londra për ndalimin e gomoneve, përtej 662 milionë paundëve
11/11 12:57
Top Channel/ Rrjedhje gazi në furrë buke në Fier, pronari dhe punëtori përfundojnë në spital
11/11 12:57
Top Channel/ Franca dënon dhunën në protesta, Ambasadorja Suard shmang krahasimin me Shqipërinë
11/11 12:56
Top Channel/ Deti i trazuar, ndalet lundrimi, erëra deri në 35 metra në sekondë dhe dallgë 4.5 metra
11/11 12:56
Top Channel/PS ultimatum për zgjedhoren, Balla: PD afat deri 30 nëntor, e miratojmë edhe pa opozitën
11/11 12:55
Top Channel/ Sara Mila në SPAK, hetim për korrupsion në zgjedhje, thirret si deklaruese
11/11 12:55
Top Channel/ “Shtesë personeli në organikë” KLSH në Komision për buxhetin e 2027
11/11 12:17
Top News – Sara Mila në SPAK. Deputetja nën hetim për shit-blerje votash në 2025
11/11 11:35
Top News – Të gjithë në ‘borxh me bankat’. Por Shqipëria mbetet ekonomia më pak e kredituar
11/11 11:35
Top Channel/ Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë
11/11 11:01
Top News – Sara Mila në SPAK: Vij edhe për përgjegjësi publike e politike
11/11 10:58
Top News- Aktet të dërguara në Kushtetuese. Policia vijon zbatimin, gjobiten 37 protestues në 2 ditë
11/11 10:28
Top News – Vlonjati ekzekutohet në Spanjë. Identifikohet 39 vjeçari që u vra në Alicante
11/11 10:16