Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi, shënjestrat e atentatit të një dite më parë në zonën e ‘Don Boskos’, që mbetën të plagosur kanë dhënë dëshmitë në polici. 45-vjeçari Kastriot Elezi i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal të një grupi kriminal në Itali, është shprehur para unifomarve blu se nuk ka konflikt me askënd.