Mbrëmjen e së enjtes është ekzekutohet me armë zjarri në Malësi të Madhe 58 vjeçari Sokol Çelaj, ish-polic. Sokol Çelaj kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer nga Anglia ku edhe jetonte prej kohësh. Në momentin e atentatit ai ishte duke udhëtuar së bashku me bashkëshorten e tij drejt banesës së tyre në Reç, kur persona të paidentifikuar i zunë pritë dhe nisin të qëllojnë drejt tij. Çelaj u qëllua 6 herë me kallashnikov, 50 metra larg shtëpisë së tij dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit të Shkodrës por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.