Dy dyshohet të jenë personat e përfshirë në atentatin ndaj 43-vjeçarit Edmond Koçi, i njohur edhe si Mond Çekiçi, mëngjesin e së shtunës në Durrës teksa udhëtonte me makinë me shoferin e tij në lagjen numër 16. Policia ende nuk i ka identifikuar autorët, por nisur nga dinamika e ngjarjes, hetuesit besojnë se 2 persona kanë organizuar gjithçka deri në vrasjen me 6 plumba nga 40 të tillë që dolën nga arma kallashnikov.