Tirana u trondit të enjten në mbrëmje nga një tjetër atentat tipi mafioz, i ngjashëm me skenat e filmave aksion. Nuk është pak të thuhet, që ngjarje të tilla janë të organizuara deri në detaje, ashtu sikurse ishte edhe ekzekutimi i 30 vjeçarit Can Karriqi nga Dibra, një person me precedentë të mëparshëm penale dhe një emër i njohur për policinë.