Gjurmët e gishtërinjve në makinën BMW X6 e cila u gjet pak ditë më parë në Elbasan, si mjet për kryejen e një atentati, i cili u parandalua në kohë nga policia, duket se do cojnë në zbërthimin e të gjithë ngjarjes. Teksa hetimet kanë vijuar nga grupi i posacëm prej ditësh, prokuroria e Elbasanit ka çuar për ekspertim tre profile gjurmë gishti dhe një profil AND-je në laboratorin e policisë shkencore. Këto materiale u gjetën në vendngjarje ditën që atentati u parandalua nga efektivët e Elbasanit, pasi këto të fundit morën informacione se po përgatitej një ngjarje e tillë. Gjurmët e gishtërinjve pritet të zbardhin identifiktetin e peronave që përdorën automjetin, për të kryer një atenat.