Një atentat ka ndodhur këtë të martë rreth orës 11:35 minuta në rrugën "Ndoc Mazi”, në qytetin e Shkodrës. Sipas policisë, tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Busukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ka shpërthyer. Si pasojë e shpërthimit, ka mbetur I plagosur 38-vjeçari cili është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Enea Busukja mësohet se është me detyrë specialist pranë Drejtorisë së monitorimit në terren, në rajonin e veriut. Rreth një orë pas atentatit, është gjetur një makinë e djegur në fshatin Postribë, që dyshohet se është përdorur nga autori/ët. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.