Të shtëna me armë zjarri. Largim me shpejtësi nga vendi I ngjarjes dhe një makinë që digjet disa kilometra më tutje. Përsëritet sërish skenari I vrasjeve mafioze në Shqipëri, këtë radhë në zonën e “Kodrës së Diellit” në kryeqytet ku u vra një 39-vjeçar nga Lezha. Bëhet fjalë për Briken Sanajn, I cili njihej gjithashtu me emrin Anton Gjini. Ai kishte rreth një vit që banonte me qira në këtë zonë.