Hetimi penal ndërkombëtar e detyron Shqipërinë të zbatojë reciprocitetin me vendet që ka nënshkruar marrëveshje zyrtare në këtë fushë. Anëtarësimi i vendit tonë në struktura ligjzbatuese europiane është shoqëruar me vendimin e padiskutueshëm për pjesëmarrje në operacione, apo hetime të përbashkëta, sidomos për persona nën kategorinë të kërkuar ndërkombëtarisht. Jo pak, por plot 172 shtetas shqiptarë dhe të huaj, të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë dhe janë tashmë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.