Qëndrimi i ashpër i Britaniasë së Madhe kundër emigrantëve me gomone dhe kontrollet e rrepta përrreth La Manshit kanë bërë që asnjë shqiptar të mos e kalojë kanalin në dy javët e fundit. Mediat britanike raportojnë se flukset e refugjatëve dhe emigrantëve në Kanalin Anglez kanë rënë në zero për dy javë, periudha më e gjatë pa hyrje të emigranteve në Britani që nga prilli i vitit të kaluar. Sipas ministrisë britanike të mbrojtjes asnjë emigrant nuk ka mbërritur në vend që nga 2 janari, kur 44 persona kaluan Kanalin Anglez për të mbërritur në Britani.