Top News/ ‘Asnjë peng nuk del gjallë që këndej!’ Hamasi kërcënon Izraelin: Përmbush kërkesat tona
11/12/2023 11:06

Izraeli ka bombarduar të hënën qytetin kryesor të jug të Gazës, Han Junis, pasi grupi palestinez Hamas, paralajmëroi se asnjë nga pengjet izraelite nuk do të largohet gjallë prej territorit, derisa të përmbushen kërkesat për lirim të të burgosurve. Hamasi, grupi radikal që udhëheq Gazën, është shpallur grup terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Hamasi e ka nxitur këtë luftë, pasi kreu sulmet më vdekjeprurëse ndonjëherë në tokë izraelite, më 7 tetor, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 240 pengje. Izraeli u përgjigj me ofensivë ushtarake, e cila tashmë e ka shndërruar një pjesë të mirë të Gazës në rrënojë, dhe ka vrarë rreth 17.990 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Sipas tyre, dhjetëra njerëz janë vrarë të hënën, si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, ndërsa ushtria izraelite ka raportuar për lëshim raketash nga Gaza drejt Izraelit. Hamasi paralajmëroi të dielën se nuk do t’i dorëzojë gjallë pengjet, pa një shkëmbim të të burgosurve palestinezë dhe “negociata për rezistencën”. Izraeli ka thënë se janë ende 137 pengje në Gazë, ndërsa aktivistët thonë se 7.000 palestinezë janë ende në burgjet izraelite. Bombardimet e nisura prej 7 tetorit, dhe ofensiva tokësore, e kanë shtyrë sistemin shëndetësor në Gazë drejt kolapsit, pasi shumica e spitaleve nuk janë funksionale dhe gati dy milionë njerëz janë të zhvendosur.

Top Channel/ Policia bastis pronat e Mandelson. Lordi anglez po hetohet për skandalin “Epstein”
07/02 23:00
Top Channel/ Negociatorët e Trump vizitojnë “USS Abraham Lincoln”, i tregojnë forcën Iranit
07/02 22:35
Top News- Irani “ultimatum” SHBA-së: Nuk negociojmë programin raketor dhe pasurimin e uraniumit
07/02 22:30
Top Channel/ “Presion maksimal Iranit”. Trump thotë se negociatat me Teheranin janë në rrugë të mbarë
07/02 22:27
Top News- Rusia fushatë dimërore në Ukrainë, godet termocentralet, i lë ukrainasit në të ftohtë
07/02 21:30
Top News- Ukraina e Rusia paqe brenda qershorit, Zelensky: SHBA do marrëveshje, lufta merr fund
07/02 20:30
Top News- Mbretëria e Bashkuar kërcënon Rusinë/ Flota hije ruse acaron Londrën, ‘front i ri lufte’
07/02 19:00
Top Channel/ Ilaçe të lira, Trump hap faqe zyrtare të qeverisë: Përfitim për 40 barna me recetë..
07/02 14:44
Top Channel/ Zelensky “zhvendos” fundin e luftës: Shpresat që të mbyllet deri në qershor!
07/02 14:28
Top Channel/ Koreja e Veriut, dënim me vdekje të miturve që shohin BTS dhe seriale koreano-jugore!
07/02 13:53
Top News-Kodi “Gaforrja”/ Rrëzimi i kolonelit grek që spiunonte NATO-n tek Kina, u zbulua nga CIA
07/02 12:51
Top News- TikTok, “rrezik varësie”/ BE kërcënon platformën kineze me gjobë: Përshtat dizajnin
07/02 12:33
Top News- Portugalia mes zgjedhjeve e stuhisë, politika bëhet bashkë kundër ekstremit të djathtë
07/02 12:32
Top Channel/ Çifti Clinton do seancë publike për dosjen Epstein: Nëse duan luftë…
07/02 12:23
Top News- Lumenjtë e përrenjtë përpijnë fshatrat, mijëra të evakuuar, Leo godet gadishullin Iberik
07/02 12:22
Top News- Shpërthim kamikazë në xhami, viktima e të plagosur gjatë lutjeve të së premtes
07/02 12:12
Top News – Video raciste me Obamat. Trump nuk kërkon falje-E publikova pa e parë
07/02 11:31
Top News -I foli për fenë, më pas i kërkoi një ruse.Në dosjen Epstein, biznesmeni i njohur nga Dubai
07/02 11:12
Top Channel/ KE paralajmëron gjobë ndaj TikTok: Nxit varësinë, veçanërisht te fëmijët!
07/02 11:11
Top Channel/ Epstein, agjent i Izraelit? Reagon Beniamin Netanyahu!
07/02 11:09
DIGITALB DIGITALB