Në Shpellën e Spilesë në Himarë nuk do të tolerohet asnjë zaptim abuziv që mund të cënojë statusin e saj si monument kulture i kategorisë së parë. Kështu deklaron Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, duke hedhur poshtë pretendimet që kanë qarkulluar në rrjet ditët e fundit.