Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, ka reaguar menjëherë pas aksidentit fatal i cili shënoi shuarjen nga jeta të prindërve dhe dy fëmijëve të mitur të familjes Gushi si dhe plagosjen e tre të rinjve. Dyshimeve se nuk do të ketë hetime të plota për aksidentin, pasi autorët ishin me makina luksi dhe mund të jenë të lidhur me njerëz të pushtetshëm u është dhënë fund nga zëvendësdrejtori i përgjithshën Alberat Dervishaj. Ai paralajmëroi punë të shtuar për hetimin e këtij rasti tragjik, si dhe ndau një bilanc aspak pozitiv lidhur me sigurinë në akset rrugore.