Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Tallë. Asgjësohen 610 bimë narkotike cannabis sativa. Vihet në pranga një 31-vjeçar që u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike. Sekuestrohen 1 armë gjahu dhe municion luftarak, që u gjetën në tokën ku ishin kultivuar bimët narkotike.