Interpretimi politik i arrestimit të Fredi Belerit nga autoritetet dhe mediat greke nuk ka bazë legjislative. Gazetat greke raportonin se nëse i zgjedhuri i Himarës nuk betohet deri më 15 shtator, ai humbet mandatin e kryebashkiakut. Ish kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume iu përgjigj interesimit të Top News, duke shpjeguar klauzolat ligjore sipas së cilave rezulton se nuk ka asnjë kufizim ligjor për afatin e betimit të kryetarit të bashkisë.