Hyrja në Parlament e Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi, nuk do të thotë njohje të zgjedhjeve të 11 majit, që për Berishën dhe zyrtarë të tjerë të PD, ishin një farsë. Sipas ish-kryeministrit, nëse një gjë do të ndodhë, do të jetë për të kërkuar komisione hetimore, si për McGonigal, zgjedhjet, dhe jo vetëm. I pyetur nga gazetarët në konferencën e së hënës, Berisha theksoi se do të jenë strukturat, ato që do marrin vendimet për pjesëmarrjen ose jo në Kuvend.