Vladimir Putin, jo pak herë ka përmendur përdorimin e arsenalit bërthamor rus, në luftën në Ukrainë, madje në deklaratën e parë që mbajti për pushtimin e Ukrianës, në datën 24 shkurt, Putin nënvizoi ndër të tjera se Rusia sot është një nga shtetet më të fuqishme bërthamore. Megjithatë nisur nga marrëveshjet dhe doktrinat e firmosura nga Rusia ndër vite, duket se Putin bie ndesh me klauzolat e miratuara prej tij.