Ministri I Brendshëm Taulant Balla I ka kushtuar një pjesë të mirë fjalimit të tij prezantues në detyrën e re, skandalit në Fushë-Krujë, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja. Teksa e quajti mikun e tij të mirë, Balla u shpreh se ish-Deputeti Rrahman Rraja e bëri detyrën morale përballë qytetarëve duke dhënë dorëheqjen, por ai shtoi se Policia e Shtetit ende se ka bërë detyrën për arrestimin e vëllezërve dhe djalit t ëish-deputetit.