Një taksist ka përfunduar në prangat e policisë, pasi i ka marrë me dhunë një shumë parash dhe dy aparate celularë klientit në taksinë me të cilën po udhëtonte. Ky shtetas, në orët e para të ditës të mëngjesit të ditës së shtunë, ka marrë në taksinë që drejtonte një person, të cilit i ka marrë me dhunë shumën e parave dhe celularët dhe më pas ka ndaluar makinën në një rrugë të pabanuar , ku zbritur nga taksia të riun dhe vetë është larguar. Pas kallëzimit të qytetarit për ngjarjen, Komisariati i policisë numër 1, ka realizuar operacionin policor të koaduar “Night” për të bërë të mundur kapjen e tij.