Një 28 vjecar me shtetësi polake, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet polake, u arrestua këtë të enjte nga shërbimet e policisë,. Dominik Orloëski u lokalizua në një lokal në Tiranë dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Poloni. Ky i fundit akuzohet për tentativë vrasje të dyfishte si dhe është dënuar për një sërë veprash të tjera penale.