Policia shqiptare arrestoi dhe dorëzoi pranë autoriteteve greke, 45 vjeçarin Spartak Dyrmishi. Lajmin e konfirmoi ministri grek i mbrojtjes së qytetarit Takis Theodhorikakos në rrjetin social Twiter,ndërsa theksoi bashkëpunimin e frytshëm mes policive të të dy vendeve për kapjen e autorit të dyshuar të një përdhunimi dhe një tentavive për një tjetër përdhunim në lagjien Faliro të athinës. Operacioni u zhvillua nga Renea në zonën e Vlorës ku edhe autori u dyshuar i ngjarjes fshihej prej policisë.