Oligarku rus, Alexey Kuzmichev, është arrestuar dhe po merret në pyetje në Francë në lidhje me dyshimet për shmangie të tatimeve dhe pastrim parash, si dhe për shkeljen e sanksioneve ndërkombëtare, tha Zyra e Prokurorit për Financa, të martën. Një ditë më herët, autoritetet franceze kryen kontrolle në shtëpinë e Kuzmichev në Paris dhe në rajonin Var. Kuzmichev vazhdon të jetë i ndaluar nga autoritetet ndërkohë që ende ndaj tij nuk janë ngritur akuza. Avokatët e tij po ahstu nuk kanë dhënë deklarata për rastin.