Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë kufitare në Rinas, pasi dyshohet se I kishte siguruar një 29-vjeçareje dokumente të falsifikuara me qëllim trafikimin e saj në Belgjikë e më pas në Gjermani. Sipas policisë I arrestuari është Francesko Sulejmani 29 vjeç, I cili dyshohet se do ta trafikonte të renë për shfrytëzim prostitucioni. Policia bën me dije se 29-vjeçari, banues në Fier, u arrestua në kuadër të operacionit të koduar ‘Tranzit 16’. Gjithashtu u vu nën hetim E. H., 29 vjeçe, banuese në Fier.