Një 61-vjeçar italian u arrestua në Rinas pasi i shkaktoi shtetit francez, rreth 2.5 milionë euro dëm, Në pranga përfundoi Vito Cardinale. Ai u ndalua në hyrje me qëllim ekstradimin drejt Francës. Nga verifikimet rezultoi se Gjykata e Parisit, në vitin 2024, e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për mashtrim të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale.