Top News – Arrestohet ish-presidenti në Brazil / Akuzohet për komplot dhe grusht shteti
05/08/2025 14:44

Një gjykatës në Brazil ka vendosur masën e arrestit shtëpiak ndaj ish-presidentit të vendit, Jair Bolsonaro, pasi doli në përfundimin se ai ka shkelur një ndalesë për përdorimin e rrjeteve sociale. Ky vendim ka thelluar edhe më shumë përplasjet mes gjykatës dhe politikanit, i cili akuzohet për komplot për grusht shteti. Bolsonaro po përballet me gjykim në Gjykatën Supreme lidhur me dyshimet se kishte planifikuar që të qëndronte në pushtet edhe pasi humbi zgjedhjet e vitit 2022 ndaj presidentit aktual, Luiz Inacio Lula da Silva. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndëshkuar Brazilin, pasi e ka vlerësuar gjyqin ndaj Bolsonaros si proces të motivuar politikisht, duke vendosur tarifa të larta ndaj ekonomisë më të madhe në Amerikën Latine. Bolsonaros, 70 vjeç, i është ndaluar përdorimi i rrjeteve sociale gjatë kohëzgjatjes së procesit gjyqësor dhe palëve të treta e po ashtu i është ndaluar të shpërndajë deklaratat e tij publike. Por, të dielën aleatët e tij sfiduan urdhrin duke shpërndarë në internet pamje të një bisede mes Bolsonaros dhe djalit të tij të madh, Flavio, gjatë një tubimi. Gjykatësi i Gjykatës Supreme, Alexandre de Moraes, reagoi ashpër, duke deklaruar se drejtësia nuk do të lejojë që një i akuzuar “ta trajtojë gjyqësorin si budalla”, për shkak të “fuqisë së tij politike dhe ekonomike.” Duke kritikuar Bolsonaron se “vazhdimisht” nuk ka respektuar kufizimet që gjykata ka vendosur ndaj tij, gjykatësi urdhëroi që ai të dërgohet në arrest shtëpiak dhe këtë dënim ta vuajë në shtëpinë e tij në kryeqytet, Brazilia.

Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, reagon Franca e Spanja: “Ndezën zjarrin, hedhin një kovë ujë”!
08/04 11:54
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, bie cmimi i naftës, ekspertët:“Trump s`do rrezikonte energjinë”!
08/04 11:52
Top Channel/”90 minuta larg katastrofës”: Arrihet armëpushimi SHBA-Iran, Hormuzi hapet për dy javë!
08/04 11:51
Top Channel/ Mbyllja e Hormuzit “pasuroi” Rusinë? DW: Miliarda nga nafta, gazi e plehrat kimike!
08/04 11:50
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45