Ish-Drejtori I Doganave në Fier, Arlind Lagji është vënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi shkaktoi aksident të dyfishtë në qytetin bregdetar, teksa ishte nën ndikimin e alkolit. Në njoftimit zyrtar, Policia bën me dije se 46-vjeccari është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“ dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.