Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë arrestuar këtë të hënë kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Arrestimi i ish-kryeministrit, ish kreut të Kuvendit dhe ish presidentit të vendit është bërë në rrugën Tiranë-Durrës. Urdhri për arrestim ka dalë nga Prokuroria e Posaçme. Ilir Meta ka disa dosje në SPAK, që nga lobimi në SHBA deri te dosja CEZ-DIA.