Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, nën hetim dhe me masë sigurie detyrim paraqitje për dosjen e sterilizimit, është arrestuar mëngjesin e së enjtes me vendim të Gjykatës së Posaçme për llogari të një tjetër hetimi. SPAK ka kërkuar arrestimin e Beqajt pas hetimeve që lidhen me shpërdorimin e fondeve të Bashkimit Europian përmes Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, drejtuar nga ish-ministri i Shëndetësisë.