Një 20-vjeçar nga Saranda u arrestua në Delvinë, teksa u kap në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Në prangat e Policisë ra Orgest Lena, I cili po transportonte kundrejt fitimit, 10 emigrantë, për të kaluar kufirin në kundërshtim me ligjin. Ky shtetas u kap në flagrancë, në afërsi të fshatit Tatzat, Delvinë, duke transportuar emigrantët me një automjet tip “Benz”.