Pas vrasjes së ndodhur brenda ambienteve të burgut të Peqinit, 12 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të këtij burgu janë arrestuar, përfshirë Kamber Hoxhën, drejtor i burgut. Akuza me të cilën pritet të përballen 12 personat e arrestuar është shpërdorimi i detyrës. Raportohet se ata dyshohen se kanë bashkëpunuar me Sokol Mjaçajn për të futur armën në ambjentet e burgut.