Një 34-vjeçar shqiptar, banues në Castellarano u arrestua nga karabinierët e Reggio Emilia, të cilët ekzekutuan një urdhër-arresti europian të lëshuar ndaj tij nga autoritetet gjyqësore franceze. Por në fakt shqiptari Saimir Merdhoqi ishte shpallur në kërkim në të gjithë Europën pas një dënimi me 3 vjet burg për një sërë vjedhjesh në shtëpi.