Policia e Beratit ka vënë në pranga një 64-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga shteti italian. 64-vjeçari, Adriano Patosi, akuzohet për prodhim e shitje narkotikësh dhe korrupsion, ndaj në bazë të hetimeve të kryera ndaj tij, Gjykata e Apelit në Venecia ika caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Arrestimi i tij u realizua si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale dhe shkëmbimit të informacionit me policinë italiane. Ndërkohë, pritet të finalizimi i procedurave për ekstradimin e tij.