Policia Kufitare ka intensifikuar kontrollet dhe masat për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, për të kapur individët e shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në kuadër të këtyre masave, një 51-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, me qëllim ekstradimin e tij.