Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja, finalizoi operacionin policor të koduar “Tranzit 5”. U kap në flagrancë duke transportuar me automjet, paketa me cigare dhe pije alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet 50-vjeçari. Procedohet penalisht pronari i subjektit për llogari të të cilit transportoheshin mallrat. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale paketa me cigare, pije alkoolike dhe automjeti me të cilin po transportoheshin këto mallra.