Një shqiptar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë në pikën kufitare të Morinës, pasi tentoi të futej në Shqipëri, ndërkohë që ishte në kërkim ndërkombëtar. Ky shtetas ishte në kërkim pasi Gjykata e Gostivarit e Maqedonisë së Veriut e ka dënuar me 6 vjet burgim, për trafikim të narkotikëve. Nga ky dënim, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 1 vit e gjysmë burgim.